U arratisën nga lufta në Gaza, familja palestineze shuhet nga tërmetet në Turqi

U arratisën nga lufta në Gaza, familja palestineze shuhet nga

Dymbëdhjetë vjet më parë, Abdel-Karim Abu Jalhoum iku nga lufta dhe varfëria në Rripin e Gazës për siguri në Turqi.

Të hënën, tërmetet që shkatërruan pjesë të Turqisë dhe Sirisë e vranë atë dhe gjithë familjen e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze tha se Abu Jalhoum, gruaja e tij Fatima dhe katër fëmijët e tyre ishin mes 70 palestinezëve që ishin gjetur të vdekur.

U arratisën nga lufta në Gaza, familja palestineze shuhet nga

"Vëllai im shkoi në Turqi për të kërkuar një jetë më të mirë larg luftërave dhe bllokadave këtu në Gaza," tha vëllai i Abu Jalhoum, Ramzy, 43 vjeç, ndërsa të afërmit dhe fqinjët hynin në shtëpinë e familjes në qytetin Beit Lahiya në Rripin verior të Gazës për tu bërë nderimet e fundit.

“Ne humbëm familjen. Një familje e tërë u fshi nga regjistri i gjendjes civile”, tha ai.

termeti ne turqi

EMISIONET