Turqi/ Një tjetër mrekulli në rrënoja, 10-vjeçarja u nxor e gjallë 183 orë pas tërmetit

Turqi/ Një tjetër mrekulli në rrënoja, 10-vjeçarja u

Ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë një vajzë 10-vjeçare sot nga rrënojat e një pallati në provincën Hatay të Turqisë, 183 orë pas tërmetit 7.8 ballë që tronditi rajonin, raporton Reuters duke cituar rrjetin TRT Haber.

Një orë më parë, një djalë 13-vjeçar ishte nxjerrë i gjallë në të njëjtën zonë.

Ndërsa shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar në rrënojat po shuhen, numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar në Turqi dhe Sirinë fqinje tashmë ka tejkaluar 37,000 dhe është e sigurt që do të rritet.

termeti ne turqi

EMISIONET