Turqi, një foshnje dy muajshe u nxor nga gërmadhat pas 128 orësh, shpërthejnë duartrokitjet
Një foshnje dy muajshe është nxjerrë e gjallë pas gjashtë ditësh të plota nën rrënojat e një ndërtese pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 ballë në Turqi.
Turma shpërtheu në duartrokitje teksa ekipet e shpëtimit nxorën jashtë foshnjën e cila kishte mbetur e bllokuar në rrënojat për 128 orë.
Foshnja tashmë është transferuar në spital në këtë moment për t'iu nënshtruar analizave dhe për të marrë kujdesin e mjekëve, sipas Anadolu.
Nuk dihet ende se në cilën nga zonat e prekura është gjetur foshnja, pasi agjencia vetëm tha se ai u nxor nga rrënojat e një ndërtese në Turqinë jugore.