Turqi, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat në Hatay 205 orë pas tërmetit
Ekipet e shpëtimit ukrainas nxorën të gjallë një grua nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay, gati 205 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi rajonin në Turqinë jugore, raportoi kanali televiziv CNN Turk.
Me shpëtimin e gruas, numri i të mbijetuarve që u nxorrën nga rrënojat sot, më shumë se tetë ditë pas tërmetit, shkon në shtatë.
Numri i të vdekurve nga tërmetet ka shkuar në 37,000. Autoritetet turke thonë se 31,974 njerëz janë vrarë në vend, ndërsa më shumë se 5,800 njerëz kanë vdekur në Siri, sipas OKB-së dhe qeverisë siriane.
Dhjetë kamionë të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin që transportonin ndihma humanitare kanë kaluar përmes vendkalimit Bab al-Salam në veriperëndim të Sirisë nga Turqia.