TËRMET 5 BALLË NË TURQI/ Lëkundje të forta në Malatya, nuk raportohen dëme

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e kësaj të shtune rrethin Battalgazi në provincën Malatya, në lindje të Turqisë.
Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet u regjistruan në orën 06:20 sipas kohës lokale dhe u ndjenë edhe në provincat fqinje Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar.
AFAD bëri të ditur se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme, ndërsa nuk ka asnjë tregues për situata problematike pas tërmetit.
Edhe ministri turk i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum, deklaroi se deri tani nuk është konstatuar asnjë zhvillim negativ, por theksoi se të gjitha raportimet po shqyrtohen.
Rajoni i Malatyas ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti shkatërrues i vitit 2023, i cili la mbi 53 mijë viktima dhe shkaktoi dëme të mëdha në juglindje të Turqisë.

