Trashëgoi 30 milionë dollarë, 51-vjeçari helmohet nga e dashura

Trashëgoi 30 milionë dollarë, 51-vjeçari helmohet nga e

Një grua nga Dakota e Veriut, SHBA helmoi për vdekje të dashurin e saj, pasi mësoi për planet e tij, për ta braktisur.

Kjo pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë disa orë më parë.

Ina Thea Kenoyer, 47 vjeç, u akuzua të hënën për vrasjen e Steven Edward Riley Jr, 51 vjeç.

Për këtë akt të tmerrshëm, policët thanë se ishte nxitur nga "motive financiare".

Burri u sëmur kur u takua me avokatin e tij, për të marrë paratë e trashëgimisë së tij.

Nga ana tjetër, e dashura e tij nuk thirri askënd deri të nesërmen, kur mjekët e ndihmës së shpejtë gjetën burrin pa shenja jete.

Ai vdiq në spital të nesërmen.

Një autopsi zbuloi se ai u vra pasi gëlltiti helm, të cilin policia pretendon se gruaja ia hidhte në ushqim.

Kjo e fundit në disa postime në rrjetin social "Facebook", para se të arrestohej, pretendonte se Riley kishte vrarë veten.

Gruaja gjithashtu iu tha hetuesve se kishte në plan të ndante trashëgiminë e burrit me vlerë rreth 30 milionë dollarë bashkë me djalin e tij.

Ajo pretendoi se kishte të drejtën e pasurisë si e dashura e tij por Dakota e Veriut nuk i njeh marrëdhënie të tilla.

Për më tepër, burri kishte vendosur të ndërpriste lidhjen me gruan menjëherë pas marrjes së parave, duke i shtyrë hetuesit të mendojnë se ajo e helmoi atë për të siguruar pasurinë e tij.

EMISIONET