Tragjedi në Itali! 47-vjeçari vd*s pas sherrit me adoleshentët, gjithçka nisi nga hedhja e një shisheje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Massa, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të dhunshëm gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka nisur rreth orës 01:00, kur një grup të rinjsh, të moshës 16-18 vjeç, kanë hedhur shishe drejt një restoranti familjar, ku ndodhej viktima me familjen e tij.
47-vjeçari dhe kunati i tij kanë ndërhyrë për të ndalur situatën, por konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike.
Gjatë përplasjes, ai ka rënë në tokë dhe ka goditur kokën, duke pësuar dëmtime fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Kunati i tij ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ndërsa djali 11-vjeçar i familjes ka pësuar tronditje të fortë emocionale nga ngjarja.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim.
Carabinierit kanë nisur hetimet për të identifikuar përgjegjësit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.


