"Thyej gjithçka!"/Jo vetëm Kumbari, në strehën e bosit të mafies edhe posteri i Xhokerit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2023, 17:51
Në strehën e parë të mafiozit më të kërkuar të Italisë, Matteo Messina Denaro, pas posterit të "The Godfather", karabinierët Ros gjetën dy imazhe të tjera me një referencë të qartë kinematografike.
Këtë herë filmi frymëzues është "Joker", subjekt i një printimi me ngjyra dhe një "foto" shumë më e vogël e ngjitur në mur pak më poshtë, duke mbajtur një thënie të personazhit.
“Gjithmonë ka një rrugëdalje. Por nëse nuk mund ta gjeni, thyej gjithçka”.