Ish-punonjësi bën masakër në bankë, pesë të vdekur dhe 8 të plagosur me armë zjarri, sulmuesi mes viktimave

Ish-punonjësi bën masakër në bankë, pesë të

Në Kentaki , në SHBA, të paktën pesë persona mbetën të vrarë dhe tetë, mes tyre një polic, u plagosën gjatë të shtënave me armë në qytetin Louisville dhe pikërisht brenda Bankës së Vjetër Kombëtare.

Sipas policisë lokale, personi që hapi zjarr ishte një ish-punonjës. Sulmuesi gjithashtu ka vdekur, por ende nuk dihet nëse ai ka kryer vetëvrasje apo është qëlluar nga agjentët

Dëshmitarët që u larguan nga ndërtesa raportuan se kishin dëgjuar disa të shtëna. Në një postim në Twitter, guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha se po shkonte në vendin e të shtënave. 

"Ju lutemi lutuni për të gjitha familjet e prekura dhe qytetin e Louisville," shtoi Beshear. 

Policia ka paralajmëruar se “hetimi do të zgjasë ende”. 

shba sulm me armë

EMISIONET