Të gjallë pas 100 orësh nën gërmadha, fëmijë e të rritur shpëtohen mes ferrit që krijoi tërmeti në Turqi e Siri

Fëmijë e të rritur u nxorën të gjallë pas më shumë se 100 orë nën gërmadhat që ka lënë pas tërmeti shkatërrimtar në Turqi e Siri, duke mbajtur shpresën se nën rrënoja ende ka të tjerë të mbijetuar. Bilanci ndërkohë u rrit në mbi 23 mijë të vdekur, ndërsa sfida e madhe ndihma për të mbijetuarit në disa rajone ku situata përshkruhet si katastrofike.

Të gjallë pas 100 orësh nën gërmadha,  fëmijë

Të paktën 9 fëmijë u shpëtuan nga rrënojat në Turqi e Siri në ditën e pestë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi dy vendet.

Mrekulli cilësohet fakti se edhe foshnje 10 ditësh kanë arritur të mbijetojë pa ujë e ushqim për më shumë 100 orë.

Rastet e më të rriturve të gjetur të gjallë ishin më të shumta.

Një 41-vjeçare dhe tre fëmijët e saj u nxorrën pas 108 orëve nën gërmadhat e banesës në Hatay.

Në Elbistan ndërkohë ekipet punuan 12 orë për të shpëtuar një 33-vjeçar.

Këto raste i kanë frymëzuar më shumë se 141 mijë njerëz nga 94 vende të botës të vazhdojnë të kërkimet për të gjetur më shumë të mbijetuar.

Puna nuk ndalon asnjë minutë por shpresat po veniten mes orëve që kalojnë dhe të ftohtit.

Nga province Adiyaman presidenti i Turqisë tha se ka nxjerrë tashmë vendimin e rindërtimit dhe premtoi ndëshkim për të gjithë ata që do të abuzojnë nga situata.

Veçse e shkatërruar, një pjesë e  Iskenderun në Turqi është nën ujë.

Situata në zonat e prekura në Siri përshkruhet si katastrofike nga grupi i mbrojtjes civile i quajtur Helmetat e Bardha.

Qeveria e Asad vetëm në ditën e pestë miratoi ndihma për zonat nën kontrollin e rebelëve.

Këtë të premte atje mbërriti edhe karvani i dytë i ndihmave të OKB.

Mjekët atje thonë se kanë nevojë për më shumë ilaçe për të mbijetuarit.

Tëmeti pas luftës disa vjeçare i dha një goditje të fortë banorëve të Alepos ku ka vetëm gërmadha.

"Kam humbur familjen prej 5 anëtarësh në një sekondë. Nuk mund ta besoj".

Mbi 23 mijë persona janë konfirmuar të vdekur deri pasditen e së premtes në të dy vendet, ndërsa sfida e madhe është për të strehuar dhe ushyer qindra mijë të mbijetuar.

termeti ne turqi

EMISIONET