Studentët rusë të mjekësisë nuk kanë kufoma për t’i studiuar, importojnë nga jashtë

Studentët rusë të mjekësisë  nuk kanë kufoma

Studentët rusë të mjekësisë po përballen me mungesë të kufomave për studime, pavarësisht mijëra ushtarëve të vrarë në luftë me Ukrainën, shkroi DailyStar.

Sipas mediumit, studentët që merren me studime të trupit të njeriut, nuk po kanë trupa të pajetë për të kryer diseksione, dhe trupat po detyrohen t'i gjejnë në Gjeorgji, Turqi, Armeni dhe në Azerbejxhan, për të mësuar mbi kufomat.

Ky shqetësim është ngritur qëkur nisi agresioni rus, ku deri më tash në informata jozyrtare janë regjistruar mbi 168.000 ushtarë rusë të vrarë.

Kjo i ka detyruar shkollat mjekësore ruse që të adaptojnë teknika të ndryshme për të trajnuar mjekë për të ardhmen. Maria Potemkina, udhëheqëse e një ekipi të teknologjisë së lartë, deklaroi se studentët po detyrohen të mësojnë vetëm nëpërmjet teknologjisë virtuale.

“Simulatorët e krijuar duke përdorur teknologjitë VR ofrojnë besueshmëri të lartë dhe efekt maksimal të zhytjes në punën e vërtetë të një mjeku. Studenti mund të vlerësojë gjendjen e një pacienti, duke përfshirë përdorimin e metodave të kërkimit instrumental dhe të kryejë trajtim”, u shpreh ajo.

EMISIONET