Stoltenberg “mes luftës”: NATO qëndron me Ukrainën, sot, nesër dhe për aq kohë sa duhet
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në një vizitë surprizë në Kiev premtoi mbështetje për Ukrainën deri në përfundim të luftës me Rusinë. Presidenti Ukrainës kërkoi përshpejtim të procedurave për anëtarësim në aleancë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi kryeqytetin ukrainas për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë shkurtin e kaluar.
Një udhëtim i paparalajmëruar, i cili vjen në një kohë që zyrtarët ukrainas po e shtyjnë aleancën ushtarake perëndimore teksa presin prej tyre hapa konkretë për anëtarësimin në BE.
Fillimisht Stoltenberg nderoi ushtarët që kanë humbur jetën në mbrojtje të trojeve të tyre.
Në konferencën e përbashkët me presidentin Zekensky qartësoi mbështetjen e tij.
"NATO qëndron me Ukrainën, NATO qëndron me ju sot, nesër dhe për aq kohë sa duhet".
Megjithatë Zelensky theksoi se është koha për të mbajtur premtimet e për të vepruar.
"Kur shumica e njerëzve në vendet e NATO-s dhe shumica e ukrainasve mbështesin anëtarësimin në aleancë, është koha për të marrë vendimet përkatëse".
Moska reagoi menjehërë. Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit Putin, qëllim i pushtimit të Rusisë ishte ishte të parandalonte bashkimin e saj me atë që Moska e konsideron si një bllok armiqësor.
"Është padyshim një nga arsyet kryesore, në të kundërt do të krijohej një kërcënim serioz për vendin tonë dhe sigurinë e tij”.
Samiti i NATO-s në korrik duket se ka një peshë vendimtare për këtë çështje.
Këtë e theksoi edhe Stoltenberg, teksa tha se vendi i merituar i Ukrainës është në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe se anëtarësimi dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën do të jenë të larta në axhendën e Samitit.