Shkrimtarja para gjykatës: Jam këtu sepse më përdhunoi Donald Trump

Një shkrimtare amerikane dëshmoi për të dytën ditë në proces civil ndaj ish-presidentit Donald Trump të cilin e akuzon për shpifje, për qëndrimet e tij ndaj një padie të mëhershme për përdhunim. Gjyqi vjen në një kohë kur Trump kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë dhe po përballet dhe me akuza penale se ka blerë heshtjen e një aktoreje të filmave për të rritur.
Shkrimtarja para gjykatës: Jam këtu sepse më përdhunoi

Shkrimtarja E. Jean Carroll mbajti qëndrime të forta ndërsa u thirr si dëshmtare në Gjykatën e Manhatanit që po shqyrton padinë e saj civile ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Ajo e ka paditur ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë për shpifje, për qëndrimet e tij mohuese përballë pas akuzave për përdhunim në mes të viteve 1990.

“Jam këtu sepse Donald Trump më përdhunoi dhe kur shkrova për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe shkatërroi reputacionin tim”tha Carroll.

Dëshmia nisi me pyetje direkte nga avokatët e Donald Trump për akuzat e Jean Carroll ndaj një ish-drejtuesi medias në vitin 2019.

Avokati Mike Ferrara sipas mediave ameriakane tentoi ta orientojë jurinë drejt pistës se padia ndaj Donald Trump ka qëllime ekonomike.

Por shkrimarja që ka paditur Trump për herë të parë në vitin 2019 e mohoi.

“Nuk ka të bëjë me paratë. Ka të bëjë me kthimin e emrit tim”, citohet të këtë deklaruar më tej shkrimtarja para jurisë me 9 anëtarë, identitetet e të cilëve mbahen sekret.

Gjyqi vjen në një kohë që Donald Trump kërkon sërish nomimin e republikanëve në garën e ardhme presidenciale dhe po përballet dhe me një process penal që kanë të bëjnë me pagesat për të fituar heshtjen e një aktoreje pornografike, e cila thotë se ka patur marrëdhënie seksuale me të.

Ish-Presidenti ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë të martën se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë.

shba padia ndaj trump

EMISIONET