Shpërthen tubacioni i gazit në Rumani, 4 të vdekur dhe 5 të plagosur

Shpërthen tubacioni i gazit në Rumani, 4 të vdekur dhe 5 të

Katër persona humbën jetën dhe pesë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një tubacion gazi në qarkun rumun të Vrancea. Dy prej tyre kanë marrë djegie të rënda.

Një zjarr i rëndë ka ndodhur në fshatin Calimanesti, qarku Vrancea, pas një shpërthimi në një tubacion gazi, i cili dyshohet se është dëmtuar nga punëtorët që po kryenin punimet në autostradën A7, tha TV Digi24.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në orën 01:30 me orën lokale. Zjarri është shuar pas rreth tre orësh. Për shuarjen e zjarrit janë përfshirë disa ekipe zjarrfikëse.

Dy burrat, të moshës 61 dhe 53 vjeç, u dërguan me helikopter në spitalet në Bukuresht, njoftuan mediat. Është saktësuar se trupat e tyre janë djegur përkatësisht 65% dhe 40%.

EMISIONET