Shifrat/ Cilat janë kostot humane dhe financiare të konfliktit 20-vjeçar në Afganistan

Në vetëm 20 vjet, misioni luftarak amerikan në Afganistan ka zhvilluar luftën më të egër. Është e vështirë të llogariten kostot kolosale të luftës në Afganistan.
Që nga fillimi i luftës numri i të vdekurve llogaritet në dhjetëra mijëra. Dhe për shkak se SHBA huazoi pjesën më të madhe të parave për të paguar për luftën, brezat e amerikanëve do të rëndohen nga kostoja e shlyerjes së saj.
Kostot njerëzore:
Anëtarët e shërbimit amerikan të vrarë në Afganistan deri në prill: 2,448.
Kontraktorët amerikanë: 3,846.
Ushtria dhe policia kombëtare afgane: 66,000.
Anëtarët e tjerë të shërbimit aleatë, përfshirë nga shtetet e tjera anëtare të NATO -s: 1,144.
Civilët afganë: 47,245.
Talibanët dhe luftëtarët e tjerë të opozitës: 51,191.
Punëtorët ndihmës: 444.
Gazetarë: 72.
Washington-i ka shpenzuar plot 2.6 trilion dollarë në konfliktin afgan. Kjo shifër nuk përfshin interesat që do të duhet të paguhen për borxhet që janë marrë përgjatë financimit, apo ndihmat ekonomike që do u duhet t’u jepet veteranëve të luftës.
Kostot aktuale financiare të luftës janë vështirësisht të matshme, për pjesën më të madhe të vendeve europiane, por Mbretëria e Bashkuar ka shpenzuar rreth 21 miliard pound nga vitit 2001 deri në vitin 2014, ndërkohë që të dhënat për vitet e tjera nuk janë bërë ende publike.
Më shumë se 3 milion afganë ikën nga vendi i tyre përgjatë 20 viteve të konfliktit, dhe vlerësohet se gjysmë milion mund të largohen tani pas pushtimit taliban, çka krijon frikë se konflikti mund të ketë pasoja të tjera në perëndim me rindezjen e një tjetër krize refugjatësh.

