SHBA-ja kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për njohjen e Palestinës

SHBA-ja kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për njohjen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan dje Këshillin e Sigurimit të OKB-së për faktin se disa vende të mëdha perëndimore kanë njohur së fundmi shtetësinë palestineze.

Në deklaratën e tij përpara Këshillit të Sigurimit, ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz e quajti konferencën e OKB-së – të organizuar nga Franca dhe Arabia Saudite – për të promovuar zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme – një seancë “performuese”.

“Për fat të keq, konferenca e djeshme iu drejtua audiencave vendase, por kjo do ta zgjasë këtë luftë tragjike në Gaza dhe gjithashtu do të zgjasë edhe vuajtjet. Hamasi ndihet i inkurajuar sot pas kësaj konference”, tha Waltz.

Waltz përsëriti gjithashtu pretendimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se grupi palestinez ka refuzuar disa oferta të arsyeshme për një armëpushim në Gaza, të cilat Hamasi i hodhi poshtë të martën.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, e ka mirëpritur konferencën, duke folur për “një shkëndijë shprese mes errësirës së muajve të fundit”.

Gjatë konferencës, e cila u mbajt përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Franca dhe Belgjika njohën shtetin e Palestinës. Një ditë më parë Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Portugalia morën të njëjtin vendim.

Vende të tjera shprehën gjithashtu solidaritetin e tyre me Palestinën dhe njerëzit në Rripin e Gazës në Këshillin e Sigurimit. 

EMISIONET