SHBA, Gjykata lejon përdorimin ilaçit të abortit dhe rikthen çështjen në Apel. Biden: Kundërshtarët të motivuar politikisht

Gjykata e lartë në shba riktheu aksesin e grave tek pilula e abortit, pas një debate të fortë gjyqësor në lidhje me këtë çështje. Vendimi lejon përdorimin e ilaçit ndërkohë që rikthen edhe njëherë çështjen në apel. Presidenti joe biden ka mbrojtur vendimin dhe ka theksuar se kundërshtarët e medikamentit janë të motivuar politikisht.

SHBA, Gjykata lejon përdorimin ilaçit të abortit dhe rikthen

Gjykata Supreme në SHBA la në fuqi mundësinë e përdorimit të pilulave që përdoren për abort, duke vendosur që ky ilaç të jetë i disponueshëm, teksa debate ligjor po vazhdon.

Vendimi i gjykatës, hedh poshtë kufizimet e vendosura më herët nga gjykatat më të ulëta, për përdorimin e mifepristone. Përdorimi i kësaj pilule ishte kontestuar pasi një gjykatës në Teksas.

Por Gjykata supreme vendosi pro kërkesave urgjente të administratës Biden dhe prodhuesit të ilaçit, për të pezulluar zbatimin e vendimit të gjykatës më të ulët, që synonte ta ndalonte pilulën në të gjithë vendin.

Ilaçi është miratuar për përdorim në SHBA që nga viti 2000 dhe është përdorur më shumë se 5 milionë gra. Mifepristoni përdoret i kombinuar me një ilaç të dytë, misoprostolin, në më shumë se gjysmën e të gjitha aborteve që kryen në SHBA.

Pas vendimit të gjykatës supreme, gjasat janë që përdorimi i mifepristonit të jetë i garantuar të paktën deri vitin e ardhshëm, ndërsa vazhdon beteja në Gjykatën e Apelit.

Antari i Gjykatës së Lartë Samuel Alito, autori i vendimit të vitit të kaluar për rrëzimin e ‘Roe kundër Wade’ që ofronte mbrotje në nivel federal për abortin, së bashku me anëtarin tjetër, Clarence Thomas, votuan pro hyrjes në fuqi të kufizimeve ndaj pilulës për abort, ndërkohë asnjë gjykatës tjetër nuk ka komentuar mbi rastin.

Presidenti Joe Biden vlerësoi vendimin e Gjykatës së Lartë që ruan qasjen tek pilula ndërsa beteja gjyqësore vazhdon.

“Rreziqet nuk kanë qenë ndonjëherë më të larta për gratë në të gjithë Amerikën. Unë do të vazhdoj betejën ndaj sulmeve të motivuara politikisht ndaj shëndetit të grave. Populli amerikan duhet të vazhdojë të përdorë votën si zë të tij, e të zgjedhë një Kongres që do të miratojë një ligj që rivendos mbrojtjen që garantonte Roe kundër Wade”, tha Presidenti Biden nëpërmjet një deklarate.

Kjo çështje e cila ka ngjallur debat të madh në SHBA, u bë objekt i gjykatave, pas padisë së ngritur nga grupet kundër abortit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë tani e kthen sërish çështjen në apel ku pritet të vazhdojë debati mbi përdorimin e ilaçit, ndërkohë që skenari rezervë është që rasti të paraqitet sërish më pas në Gjykatën e Lartë, nëse palët nuk pranojnë vendimin.

ilaçi aborti shba

EMISIONET