Senatorët amerikanë kërkojnë të shpallin grupin "Wagner" organizatë terroriste

Senatorët amerikanë kërkojnë të shpallin grupin

Senatorët demokratë dhe republikanë në SHBA janë bashkuar pasi dy grupimet po punojnë për të shpallur ushtrinë ruse ‘Wagner’ si një organizatë të huaj terroriste.

Grupi i ligjvënësve tha se do të përpiqet të miratojë legjislacionin që do të kërkonte që Departamenti i Shtetit të bëjë ndryshimin.

Të udhëhequr nga demokrati Ben Cardin dhe republikani Roger Wicker, senatorët thanë se kishin rifutur aktin e ngarkimit të përgjegjësisë për mercenratët e grupit.

Akti u prezantua, por nuk u miratua para përfundimit të Kongresit të mëparshëm, dhe synon të shpallë Wagner si përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut.

EMISIONET