Rrjetet sociale ‘fundosin’ shqiptarin, 40-vjeçari josh 14-vjeçaren, e mitura përfundon në hotel

Rrjetet sociale ‘fundosin’ shqiptarin, 40-vjeçari josh

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar bnë Greqi, ku në pranga ka rënë një 40-vjeçar shqiptar.

Mediat greke, raportojnë se shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka joshur një vajzë të mitur 14-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Athinë, ndërsa mësohet se shqiptari ishte  mik i familjes së vajzës 14-vjeçares. Dhe këta të fundit ishin me origjinë shqiptare.

Sipas verifikimeve ka rezultuar se ai kishte arritur të joshte 14-vjeçaren, duke i fituar besimin, madje duke bërë që e mitura të largohej shpesh nga shtëpia dhe të shkonte në banesën e 40-vjeçarit.

Si ra në pranga shqiptari? 

Kur vajza e mitur u largua për herë të fundit nga shtëpia, prindërit e saj lajmëruan policinë, e cila bëri të mundur arrestimin e tij, pasi adoleshentja kishte postuar në rrjetet sociale një foto me shqiptarin teksa ndodheshin në një hotel në qendër të Athinës.

Tashmë ai akuzohet për joshte të të miturës dhe është lënë në paraburgim.

EMISIONET