Reciprociteti për targat, sot takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

Reciprociteti për targat, sot takohen delegacionet e Kosovës dhe

Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë ditën e sotme  takimin e katërt të grupit të Punës për targat.

Lajmi është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se diskutimet sollën më shumë qartësi lidhur me zgjedhjen e përhershme.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme deri në përfundim të afatit”, shkroi Lajçak

Vitn e kaluar çështja e targave rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë,  pasi Prishtina zyrtare vendosi reciprocitet në këtë çështje.

EMISIONET