Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu do të jetë paraditja e sotme në vendin tonë.

Sipas metoalb, pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta, Ku në ultësirën perëndimore do të ketë reshje të pakta shiu.

Ndërsa në Juglindje të Shqipërisë parashikohet të ketë reshje të pakta dëbore.

Bëhet e ditur se në mesditë moti do të përmirësohet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, Por ulen lehtë në mesditë  nga 5°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë.

EMISIONET