Revolta kundër reformës së pensioneve/ Francezët në pritje vlerësimit të kushtetueshmërisë së ligjit

Mijëra francezë protestuan në të gjithë vendin për të 12-ditë radhazi kundër ligjit të presidentit Macron për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Këtë të premte ndërkohë pritet vlerësimi i kushtetueshmërisë së reformës që ka ngjallur pakënaqësi të shumta, por që cilësohet si e domosdoshme nga presidenti francez

Revolta kundër reformës së pensioneve/ Francezët në

Qindra mijë njerëz protestuan deri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në  qytete të ndryshme të Francës kundër planit të presidentit Emanuel Macron për të rritur në 64 vjec moshën e daljes së Pension nga 62 që është aktualisht

Në Paris protestuesit shënjestruan zyrat e Bankës Qendrore në Paris dhe hynë përkohësisht brenda selisë së një konglomeratit luksoz.

Vëmendja e tyre u përqendrua në objektin e Këshillit Kushtetues, i cili do të vendosë të premten nëse do të anulojë ndonjë apo të gjitha pjesët e legjislacionit.

Aktivistët hodhën thasë me mbeturina jashtë objektit të Këshillit ndërsa turmat me fishekzjarre u përpballën me policinë

Në shumë qytete bllokuan rrugë dhe autostrada, ndërsa dogjën makina, goma dhe kontejnerë mbetjesh!

Për pasojë të përplasjeve u raportuan Dhjetëra të plagosur në mesin e policisë dhe protestuesve

Sindikatat shpresonin për një pjesëmarrje edhe më të madhe të enjten për t’i bërë presion qeverisë dhe anëtarëve të Këshillit Kushtetues të ngarkuar me analizimin e tekstit të planit të reformës së pensioneve.

Sasia e madhe e plehrave sinjalizoi edhe fillimin e një greve të re nga grumbulluesit e plehrave, e caktuar për të filluar me marshimet e protestës mbarëkombëtare.

Një grevë e mëparshme e muajit të kaluar i la rrugët e kryeqytetit francez të mbushura për ditë të tëra me plehra.

Sondazhet tregojnë vazhdimisht se shumica e francezëve janë kundër reformës së pensioneve.

Por, Macron thotë se kjo reformë është e nevojshme për ta mbajtur në këmbë sistemin e pensioneve ndërsa popullsia franceze po plaket

protesta franca pensione

EMISIONET