Putin pret SHBA-në në Moskë, sinjal për rifillim bisedimesh për Ukrainën

Putin pret SHBA-në në Moskë, sinjal për rifillim bisedimesh

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se Moska pret mbërritjen e negociatorëve amerikanë për të rifilluar bisedimet mbi luftën në Ukrainë, duke sinjalizuar një hap të ri në komunikimin mes dy palëve.

Sipas tij, takimet do të zhvillohen pasi të përfundojnë zhvillimet aktuale që lidhen me situatën në Iran, një çështje që sipas Moskës ka tërhequr vëmendjen e Uashingtonit nga lufta në Ukrainë.

“Presim, sapo të mbarojnë të gjitha ngjarjet, pas fazës së nxehtë në lidhje me dosjen iraniane, mbërritjen e përfaqësuesve të qeverisë amerikane me të cilët jemi takuar tashmë në Moskë,” u shpreh Putin.

Ai shtoi se Rusia mbetet e gatshme për të vazhduar negociatat dhe për të diskutuar në detaje çështjet e hapura mes palëve.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur marrëdhëniet ruso-amerikane vijojnë të mbeten të tensionuara.

Gjatë samitit të G7 në Francë, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Rusia duhet të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila nisi në shkurt të vitit 2022.

Ndërkohë, në Moskë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka kritikuar qëndrimin e administratës amerikane, duke e akuzuar për rritje të presionit dhe sanksioneve ndaj Rusisë dhe jo për rol të paanshëm ndërmjetësimi.

EMISIONET