Putin do të takohet me liderë nga blloku i vendeve që nuk e kanë dënuar pushtimin e tij në Ukrainë

Putin do të takohet me liderë nga blloku i vendeve që nuk e

Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në takimin e tij të parë të madh shumëpalësh që kur filloi luftën kundër Ukrainës.

Putin takohet me liderët e tjerë të BRICS në samitin e tyre vjetor, i cili mbahet virtualisht nga Kina këtë vit.

BRICS, grup shtetesh që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, u konceptua në vitin 2006 dhe mbajti takimin fillestar të samitit në Rusi në 2009. Grupi e sheh veten si një zë për vendet në zhvillim.

Asnjë nga anëtarët nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë. Si Kina ashtu edhe India, përkatësisht ekonomia e dyta dhe e shtatë më e mëdhe, kanë rritur gjithashtu tregtinë me Rusinë pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës.

Në takimin e 14-të vjetor të grupit, Putin mund t’i bëjë thirrje BRICS të krijojë objekte të përbashkëta të rafinimit të naftës dhe gazit me Rusinë. Muajin e kaluar, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se ministri rus i Industrisë Denis Manturov tha se kjo do të ndihmonte në reduktimin e varësisë së bllokut nga furnizimet me energji nga “partnerët jo të besueshëm.

Rusia, e cila është përjashtuar nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare SWIFT(Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar), është e prirur të krijojë një largim nga dollari, të cilin e sheh si mjet për dominimin e SHBA./CNBC/

EMISIONET