Këlliçi:10 vjet me qindra gallata qeveritare pa rezultat, për shqiptarët vetëm liri për të ikur nga vendi

Deputeti i PD Belind Këlliçi gjatë një deklarate për mediat tha se këto 10 vite janë shoqeruar me qindra gallata qeveritare nëpër botë por nuk kanë prodhuar asnjë rezultat.

Gjithashtu Këlliqi tha se në këto 10 vite shqiptarëve ju janë mohuar liritë dhe kanë vtëm lirinë për tu larguar nga vendi.

Belind Këlliçi: Në këto 10 vite të qeverisjes së Edi Ramës dëshmohet se liria duhet shoqeruar me vullnet politik dhe me dashuri për Shqipërinë dhe për kombin. Janë këto 10 vite të cilat janë shoqeruar me qindra gallata qeveritare nëpër botë por të cilat nuk kanë prodhuar asnjë rezultat.  E dëshmon edhe ky 22 qershor, 31vite pas vizitës së ish Sekretarit të Shtetit Amerikan James Baker, në këtë datë të parë të integrimit të Shqipërisë që shënjon përvjetorin e asaj vizite Edi Rama sërisht ka vendosur të refuzojë  integrimin. Edi rama pasi deklaron se nuk do të shkojë në Bruksel thotë se do të shkojë por në fakt do të lexojë fjalimin të cilin e kishte bërë gati edhe pse kishte vendosur që të mos shkonte  në Bruksel.

"31 vite më vonë liria po funksionon për shqiptarët por fatkeqësisht vetëm liria e ikjes nga vendi i tyre.Amerika ju që e donit këtu ju mohohet tashmë prej më shumë se prej 10 vitesh për shkak se Edi Rama ka vendosur që me 10 vetë të jetojë në kurriz të shqiptarëve.  Liria duhet të funksionojë njëlloj për të gjithë", u shpreh Këlliçi.

EMISIONET