Protestë anti-Zelensky në Austri, deputetët pro-rusë largohen gjatë fjalimit të Presidentit ukrainas
Një grup deputetësh austriakë braktisën sallën e parlamentit në mënyrë demonstrative gjatë një fjalimi me video nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky. Ai po falenderonte qeverinë e Vjenës për ndihmën humanitare ndaj vendit të tij kur ligjvënësit pro-rusë u larguan nga seanca.
Ligjvënësit pro-rusë në parlamentin austriak, u larguan në mënyrë të organizuar nga salla në shenjë proteste gjatë momentit që presidenti i Ukrainëse Volodimir Zelensky ka mbajtur një fjalim.
Lideri ukrainas mori pjesë në seancë përmes lidhjes video, duke falënderuar Vjenën për ndihmën humanitare për kombin ukrainas dhe ofrimin e ndihmës për pastrim të minave.
Ai e ka mbajtur fjalimin e tij në ditën e 400-të të nisjes së luftës në Ukrainë.
Por teksa Zelensky ishte duke folur, një grup i politikanëve, kanë dalë jashtë dhe kanë lënë mbishkrimet mbi tavolinat e tyre “hapësirë për neutralitet” dhe “hapësirë për paqe”.
Siç duket edhe nga pamjet në video deputetët e të djathtës ekstreme në Austri braktisin sallën gjatë fjalimit të Zelenskyt.
Politikanët e Partisë Liria (FPO) kanë thënë se fjalimi i Zelenskyt e ka shkelur neutralitetin e Austrisë.
Austria ka thënë më parë se nuk mund t’i ndihmojë ushtrisë ukrainase, mirëpo e mbështet Kievin në aspektin politik.
Duket se në këtë menyrë Zelensky po humbet mbështetjen në Perëndim.
“Neutraliteti i përhershëm” i Austrisë ka qenë pjesë e kushtetutës së këtij shteti prej vitit 1955.
Ligji përcakton që “Austria nuk do të përfshihet kurrë në aleanca ushtarake dhe as nuk do të lejojë ndërtimin e bazave ushtarake të shteteve të huaja në territorin e saj”.