10 mijë euro nga Balaj për Luizin, “shpërthen” i ati i Gjasulës: Jepjani fukarait, jo këtij që e rreh gruaja

10 mijë euro nga Balaj për Luizin, “shpërthen” i ati

Luiz Ejlli këngëtari i njohur, është bërë prej 3 muajsh pjesë e Big Brother VIP duke fituar simpatinë e shumë shqiptarëve.

Së fundmi, ka qarkulluar në media një lajm ku sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, kishte paguar 10 mijë euro për veshjet e tij.

Një shumë e konsiderueshme që shpenzohet pikërisht për këngëtarin në fjalë që në këtë reality shoë krijoi një lidhje me moderatoren Kiara Tito.

Siç duket bukuroshja nuk e ka simpatinë e familjes së Gjasulës. Është babai i lojtarit të kombëtares shqiptare, Fatmiri, i cili ka komentuar në rrjetet sociale.

I ati i Klausit thekson që ato të ardhura do të ishte mirë që të shkonin në ndihmë të familjeve në nevojë, se sa për Luizin.

Në komentin e tij, Fatmir Gjasula shkruan: “Shkoni jepjani fukarait që s’ka bukë për fëmijët. Mos na boni reklama për këtë që e rref gruaja”.

EMISIONET