Përshkallëzohet konflikti mes Uashingtonit dhe Teherani/ SHBA godet Bushehrin, sulme pranë impiantit bërthamor të Iranit

Përshkallëzohet konflikti mes Uashingtonit dhe Teherani/ SHBA godet

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijon të përshkallëzohet. Mediat shtetërore iraniane raportojnë se qyteti i Bushehrit është goditur nga sulme ajrore, ndërsa autoritetet iraniane i cilësojnë ato si shkelje të armëpushimit.

Sipas agjencisë shtetërore IRNA, predhat goditën katër zona të ndryshme të Bushehrit. Raportimet vijnë pas shpërthimeve të dëgjuara edhe në perëndim të Bandar Abbasit, si dhe në Joghatai dhe Bushehr.

Provinca e Bushehrit strehon centralin e vetëm bërthamor funksional të Iranit, çka e bën zonën një nga pikat më të ndjeshme strategjike të vendit.

Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se sulmet prekën zona në afërsi të impiantit, ndërsa nuk ka raportime për dëme në vetë centralin bërthamor apo viktima.

Përplasjet ushtarake mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë hyrë në natën e tretë radhazi, pas prishjes së armëpushimit 60-ditor.

Forcat amerikane kanë vijuar operacionet ndaj objektivave ushtarake iraniane, ndërsa Irani ka reaguar me sulme ndaj objektivave të lidhura me SHBA-në në rajon.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi një ditë më parë se operacionet mund të zgjerohen edhe ndaj objektivave të tjerë strategjikë, duke përmendur Malin Pickaxe, ku sipas vlerësimeve ndodhen komplekse tunelesh ushtarake nëntokësore.

EMISIONET