Për herë të parë në 5 vjet, asnjë varkë me emigrantë nuk ka kaluar në kanalin anglez gjatë Krishtlindjeve

Për herë të parë në 5 vjet, asnjë varkë me

Prej pesë vjetësh, për herë të parë nuk ka pasur asnjë kalim këtë Krishtlindje në kanalin që emigrantët përdorin për të mbërritur në Britaninë e Madhe. 

Asnjë kalim i Kanalit nuk u zhvillua në prag të Krishtlindjes, ditën e Krishtlindjes apo pas tyre këtë vit, sipas Zyrës së Brendshme.

Kjo do të thotë se prej 10 ditësh nuk ka pasur asnjë mbërritje të regjistruar.

Kushtet e këqija të motit kanë kontribuar në pauzën e aktivitetit.

Udhëtimi i fundit u regjistrua më 16 dhjetor, ku vetëm një varkë me 55 persona bëri udhëtimin për në Angli nga Franca, shkruan Sky News. 

Numri i kalimeve këtë vit është 36% më i ulët në krahasim me këtë kohë në vitit të kaluar.

Në vitin 2022, një rekord prej 45,774 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar pas udhëtimit, por totali i këtij viti deri më tani është 29,437

Në fillim të këtij viti, kryeministri britanik Rishi Sunak vendosi trajtimin e rritjes së kalimeve me varka të vogla në krye të listës së detyrave të tij, duke u zotuar të miratojë një ligj të ri për të ndaluar dhe larguar me shpejtësi çdo emigrant që mbërriti.

EMISIONET