Papa për ngjarjen në Teksas: Mu thye shpirti! Drejtuesit europianë shprehin ngushëllimet

Papa për ngjarjen në Teksas: Mu thye shpirti! Drejtuesit

Papa Francesku shprehu ngushëllimet për tragjedinë e të shtënave në shkollën e Teksasit.

Mëngjesin e sotëm ai dërgoi lutjet e tij për viktimat dhe familjet e tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Zemra ime është thyer nga të shtënat. Bëj thirrje për kontrolle më të ashpra ndaj armëve që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë," u shpreh Papa.

Udhëheqës të tjerë europianë, përfshirë këtu kryeministrat e Sllovakisë, Irlandës, Finlandës dhe presindentin e Francës kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

"Isha thellësisht i pikëlluar nga lajmi në Teksas ku shumë jetë fëmijësh u morën në një tërbim vrastar," tha kryeministri sllovak Eduart Heger.

Kryeministri irlandez i quajti të shtënat një "tragjedi të tmerrshme dhe tronditëse" dhe shprehu ngushëllimet e tij të përzemërta për familjet e viktimave.

Edhe kryeminstrja finlandeze shprehu ngushëllimet për viktimat.

"Zemra ime është me të gjithë ata që humbën fëmijët dhe të dashurit e tyre nga të shtënat masive në shkollën fillore", tha Sanna Marin.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet duke e quajtur sulmin si "frikacak".

"Fëmijët dhe mësuesit u vranë në një sulm frikacak në shkollën e tyre. Ne bashkohemi me  pikëllimin e popullit amerikan dhe zemërimin e atyre që luftojnë për ti dhënë fund luftës," tha Macron.

EMISIONET