Teksas/ Autori i sulmit i bullizuar më parë. Dalin mesazhet "Jam gati!"

Teksas/ Autori i sulmit i bullizuar më parë. Dalin mesazhet "Jam

Një ish-shok i tij i klasës tha se Salvador Ramos, 18 vjeçari që la të vdekur 19 fëmijë dhe 2 mësues, filloi të vinte më rrallë në klasë dhe kur ai vinte nxënësit e tjerë e ngacmonin për veshjen dhe gjendjen ekonomike që kishte familja e tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Njerëzit e përshkuajnë atë si njeri të qetë e antisocial.

Katër ditë para se të kryente sulmin, Ramos i ka dërguar shokut të tij një foto armës AR-15 dhe një çantë plot me fishekë.

Teksas/ Autori i sulmit i bullizuar më parë. Dalin mesazhet "Jam

Mendohet se agresori kishte blerë dy pushkë në ditëlindjen e tij të 18-të, disa ditë më parë. Ai madje kishte postuar mjaft foto të armëve në rrjetet e tij sociale.

Adoleshenti i kishte bërë tag rastësisht një vajze në foton e armëve duke i kërkuar ti ripostonte fotot e tij. Disa orë më pas, herët në mëngjes ai i kishte shkruar vajzës "Jam gati!". E frikësuar vajza e pyet se për çfarë ishte gati e ai i përgjigjet se do ta merrte vesh para orës 11.

Teksas/ Autori i sulmit i bullizuar më parë. Dalin mesazhet "Jam

Ai i kërkoi vajzës t'i përgjigjej menjëherë kur ti shkruante pasi "kishte një sekret të madh që do t'i tregonte" duke i thënë se ajo duhet të ishte mirënjohëse që ai e kishte "përzgjedhur" për ti treguar sekretin.

Teksas/ Autori i sulmit i bullizuar më parë. Dalin mesazhet "Jam

Mesazhi i tij i fundit ishte në orën 9:16 duke i thënë se u nis, ndërkohë sulmi ndodhi në orën 11:32.

Teksas/ Autori i sulmit i bullizuar më parë. Dalin mesazhet "Jam

Vajza e tmerruar për çfarë kishte ndodhur shprehet se nuk e njihte djalin dhe as çfarë kishte në plan të ndodhte, ndryshe do ishte përpjekur për ta ndalur.

EMISIONET