Pa gjurmë që nga 1997 dhe i dënuar me mbi 13 vite burg për vrasje, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Torino

Pa gjurmë që nga 1997 dhe i dënuar me mbi 13 vite burg për

Është arrestuar në Torino, një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar me mbi 13 vite burg për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.

Së bashku me persona të tjerë, ai është përgjegjës për vrasjen e një bashkëatdhetari dhe plagosjen e një tjetri, ngjarje e vitit 1997. Prej asaj kohe ai ishte i zhdukur.

“Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare. “, shkruhet nga Komisariati i Torinos.

Kështu dolën të dhëna se burri ndodhej në Itali dhe hetimet e mëtejshme nga ekipi celular bënë të mundur kapjen e tij.

EMISIONET