Oficeri policisë izraelite hodhi gr*natën drejt makinës dhe ... (VIDEO)

Oficeri policisë izraelite hodhi gr*natën drejt makinës dhe ...

Policia izraelite ka nisur një hetim për një oficer policie është kapur në kamera duke hedhur një granatë zhurmuese drejt një makine dhe duke i penguar pasagjerët të dilnin. 

Videoja që po qarkullon në rrjet, e regjistruar në kampin e refugjatëve Qalandia në Bregun Perëndimor të pushtuar, tregon oficerin e Policisë Kufitare duke hedhur granatën përmes derës së hapur dhe duke e mbyllur atë ndërsa shoferi përpiqet të dalë. 

Sipas raportimeve të huaja, në sekondat në vijim, u dëgjua një shpërthim dhe makina u mbush me tym. Personat që ndodheshin në makinë dolën nga ana tjetër e automjetit ndërsa oficeri izraelit hapi zjarr.

Sipas organizatës B'Tselem, të gjithë personat që ndodheshin në makinë mbijetuan. Një zëdhënës i policisë izraelite i tha medias lokale se oficeri nuk veproi sipas procedurës dhe shtoi se incidenti i ishte referuar departamentit të punëve të brendshme.

EMISIONET