Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse na sulmoni, përgjigjja do të jetë shumë më e fortë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin të mos ndërmarrë sulme ndaj Izraelit, duke bërë të ditur se çdo veprim i tillë do të pasohet nga një kundërpërgjigje më e fortë se në përplasjet e mëparshme mes dy vendeve.
Gjatë një konference në qytetin Dimona, në jug të Izraelit, Netanyahu tha se vendi i tij është i përgatitur për çdo skenar dhe se Irani nuk duhet të presë që reagimi izraelit të jetë i njëjtë me atë të mëparshëm.
Ai u shpreh se koha kur Izraeli shmangte një përgjigje të fortë ka marrë fund dhe se çdo sulm ndaj vendit do të marrë një reagim edhe më të ashpër.
Netanyahu tha se operacionet e Izraelit kundër forcave të mbështetura nga Irani do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke shtuar se e njëjta qasje do të ndiqet ndaj çdo pale që, sipas tij, cenon sigurinë e Izraelit.

