Negociatorët e Katarit në Teheran, pritet bisedime për marrëveshjen SHBA-Iran

Negociatorët e Katarit në Teheran, pritet bisedime për

Negociatorë nga Katari kanë mbërritur në Teheran në kuadër të përpjekjeve diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje që synon uljen e tensioneve dhe përfundimin e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas raportimeve, bisedimet po zhvillohen në një moment të rëndësishëm, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka folur për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje kornizë gjatë ditës së sotme.

Megjithatë, nga ana iraniane ka pasur qëndrime më të rezervuara lidhur me afatet dhe mundësinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje.

Ndërkohë, Irani është përballur edhe me një sulm kibernetik që ka prekur disa nga institucionet më të mëdha bankare të vendit. Sipas autoriteteve financiare, sulmi kishte në shënjestër sistemin e përbashkët të komunikimit të përdorur nga katër banka kryesore.

Ekipet teknike ndërhynë menjëherë për të menaxhuar situatën, ndërsa disa shërbime bankare pësuan ndërprerje të përkohshme.

Autoritetet iraniane bëjnë të ditur se nuk ka të dhëna për akses të paautorizuar në llogaritë e klientëve dhe as për humbje apo fshirje informacioni.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare mbetet e përqendruar te negociatat dhe mundësia e një marrëveshjeje që mund të ndikojë në situatën e sigurisë në rajon.

EMISIONET