Mori 225 mijë dollarë e bëri takime me politikanë në Shqipëri, agjenti i FBI-së, sot para gjykatës

Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së do të dalë këtë të mërkurë përpara gjykatës në SHBA për tu njohur me akuzat ndaj tij. Ai do të deklarojë në lidhje me akuzat se ka marrë para nga një ish-zyrtar i shërbimeve sekrete në Shqipëri, lajmë që ka tensionuar politikën në vend.

Ish- zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i arrestuar të shtunën nga autoritetet amerikane, pritet të dalë këtë të mërkurë para gjykatës në Uashington.

Ai do të shprehet nëse i pranon apo jo akuzat se ka marrë para nga një ish punonjës i Shërbimeve Inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

McGonigal akuzohet se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë, duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor. Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Sipas aktpadisë, lidhjet e tij kryesore me Shqipërinë janë mbajtur përmes ish zyrtarit shqiptar të Shërbimeve Sekrete, i cili i ka paguar edhe për shpenzimet e tij të udhëtimit në Shqipëri.

Nga hetimet ka rezultuar se lidhjet e tij në Shqipëri mbahen nga një person që ka qenë zyrtar i Shërbimeve Sekrete, i cili në akt padi indentifikohet si personi A, i cili rezulton se ka paguar edhe për udhëtimet në Shqipëri të McGonigal.

Duke ju referuar një njoftimi të medias amerikane, në shtator të vitit të kaluar, ku njoftohej se ish zyrtari i FBI-së McGonigal ishte nën hetime, është botuar një kopje e një dokumenti të jurisë së madhe, ku në listën e atyre, që do të thirreshin për të dëshmuar, figuron shtetasi Agron Neza, shqiptaro-amerikan, që dekada të shkuara ka punuar për Shërbimet Inteligjente të Shqipërisë.

Personi i dytë nga Shqipëria, i lidhur me ish zyrtarin e FBI-së, identifikohet në akt-padi si Personi B, i cili “ishte një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie.

Personi B, shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.”

Por në dokumentin e jurisë së madhe flitet edhe për një tjetër person që duhej marrë në pyetje. Ai është Dorian Duçka, ish zv/ministër për energjitikën dhe më pas konsulent i pavarur.

Mori 225 mijë dollarë e bëri takime me politikanë në
Charles McGonigal

agjenti i fbi charles mcgonigal

EMISIONET