Monedha e magjisë, publikohet me rastin e 25-vjetorit të romanit “Harry Potter”

Koleksioni i monedha Harry Potter është shtuar me një dizajn të ri me rastin e 25-vjetorit të publikimit të romanit të njohur në të gjithë botën. Monedha e re paraqet Shkollën magjike Hogwarts, vendi ku Harry Potter u bë një nga magjistarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

Monedha e magjisë, publikohet me rastin e 25-vjetorit të romanit

Me rastin e 25-vjetorit të publikimit të Harry Potter, një seri romanesh fantazi të shkruara nga shkrimtarja britanike, J. K. Rowling, është prezantuar një monedhë e re, që plotëson koleksionin e krijuar nga “Royal Mint”.

Rebecca Morgan, drejtore e koleksioneve në Royal Mint, shpjegon dizajnin e përzgjedhur:

"Ne po festojme 25 vite që kur romani Harry Potter dhe Guri Filozofal u publikua për herë të parë me një koleksion unik monedhash. Sot, e përmbyllim këtë koleksion shumë të veçantë, me një monedhë që paraqet Shkollën magjike Hogwarts, vendi ku Harry Potter u bë një nga magjistarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.”

Koleksioni, i cili u prezantua në vitin 2022, përmban gjithashtu Harry Potter, Hogwarts Express dhe Profesor Albus Dumbledore në monedha individuale. Ky koleksion është pëlqyer anembanë globit, me fansat që kanë gjetur nostalgji me çdo monedhë.

Koleksionistët dhe entuziastët e Harry Potter në 86 vende kanë blerë tashmë të paktën një monedhë në gamë.

Zejtarët e “Royal Mint” kanë riprodhuar ilustrimet e Jim Kay me ngjyra në disa prej monedhave. Shumë prej tyre përfshijnë gjithashtu një "tipar latent" i cili rrotullohet në dritë për të zbuluar një rrufe dhe numrin "25".

 Çmimet për monedhën e re variojnë nga 11 £ deri në 5,215 £ për një monedhë ari me prerje 200 £.

Monedha e Harry Potter 50p do të jetë e fundit me portretin e Mbretëreshës. Dy monedhat e radhës portretizojnë Mbretin Charles III.

EMISIONET