Mes mesazheve të Alaskës/ Shala: U zhvillua një takim që do ti shërbejë paqes

Eksperti në fushën e sigurisë, Xhavit Shala në një intervistë në Ora News u shpreh se në Alaskë midis Trump dhe Putin u zhvillua një takim që do ti shërbejë paqes.

Shala: Duke e parë me optimizëm u zhvillua një takim që do ti shërbejë paqes në fakt.

Sepse duket që palët janë akoma më tepër afër një paqeje në Ukrainë pavarësisht që nuk u arrit një marrëveshje.

Ashtu siç thotë Putin pati një marrëveshje mirëkuptimi, një mirëkuptim midis dy liderëve.

Duke analizuar tashmë që nuk u arrit një marrëveshje, i bie që ka qenë një takim i parakohshëm sepse Putin e kërkoi qëllimisht këtë në mënyrë që të mos lejonte që të hynin në fuqi sanksionet.

EMISIONET