Macron dënon qëndrimet antisemite të së majtës ekstreme

Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi qëndrimin antisemit, që duhet të luftohet brenda partisë ”La France Insoumise” (LFI), të cilën ai e ka kategorizuar si të majtë ekstreme në spektrin politik francez, në një intervistë me një stacion radiofonik të komunitetit hebraik, të botuar sot.
“Mendoj se është mjaft e qartë se ata janë në të majtën ekstreme”, tha presidenti për Radio J.
”La France Insoumise” e kundërshton këtë klasifikim, të vendosur së fundmi nga Ministria e Brendshme në pritje të zgjedhjeve të ardhshme komunale.
“Vërej se në qëndrimet që ata marrin, veçanërisht për antisemitizmin, bien ndesh me parimet themelore të Republikës”, vazhdoi ai.
”Brenda kësaj partie po shfaqen qëndrime të qarta antisemite”, tha presidenti.
Edhe të premten e kaluar, gjatë homazheve të tij për Ilan Halimin, të riun hebre të rrëmbyer dhe të torturuar për vdekje në vitin 2006, Emmanuel Macron denoncoi antisemitizmin.
Dhe ai u zotua se qeveria e tij do të miratonte një ligj që parashikon një ”dënim të detyrueshëm për mospranim në zgjedhje” për zyrtarët e zgjedhur të shpallur fajtorë për ”akte dhe vërejtje antisemite, raciste dhe diskriminuese”.


