Lufta, thellohet bilanci i viktimave në Kyrvyi Rih, 5 viktima dhe 53 të plagosur

Lufta, thellohet bilanci i viktimave në Kyrvyi Rih, 5 viktima dhe 53

Shkon në 5 numri i viktimave nga sulmi me raketa në qytetin jugor të Kyrvyi Rih, ndërsa 53 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ministria ukrainase njoftoi se mes viktimave është edhe një e mitur me nënën e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas ministrisë, dy raketa balistike u përdorën për të goditur ndërtesën e banimit, e cila është në qytetin e lindjes së Presidentit Zelenskyy. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Ndërkohë, Ukraina është duke kërkuar ta çojë luftën në Rusi, duke goditur atë me sulme me dronë sa më brenda territorit të saj.

EMISIONET