Kuba pret zbarkimin e dy cisternave ruse që transportojnë energji, ja kur parashikohet mbërritja e tyre

Kuba pret zbarkimin e dy cisternave ruse që transportojnë energji, ja

Dy anije cisternë që transportojnë energji nga Rusia pritet të mbërrijnë së shpejti në Havana, Kubë.

Një prej tyre, Sea Horse, që lundron me flamur të Hong Kongut dhe transporton gaz natyror, pritet të arrijë ditën e hënë.

Një tjetër anije ruse, Anatoly Kolodkin, që transporton naftë bruto, pritet të mbërrijë më 4 prill.

Këto anije mbërrijnë në një kohë kur bashkëpunimi energjetik mes Rusisë dhe Kubës është shumë i rëndësishëm, duke ndihmuar ishullin karibian të përballojë sfidat në furnizimin me energji.

Informacioni u bë i ditur nga Samir Madani, bashkëthemelues i platformës së monitorimit detar TankerTrackers.com, sipas të dhënave të mediave ndërkombëtare.

EMISIONET