KILI NË BALOTAZH/ Përballja mes José Antonio Kast dhe Jeannette Jara, më 14 dhjetor votuesit zgjedhin mes Partisë Komuniste dhe ekstremit të djathtë

Zgjedhjet presidenciale në Kili mes José Antonio Kastit të ekstremit të djathtë dhe Jeannette Jara-s së Partisë Komuniste nuk nxorrën fitues. Ata shkojnë në balotazh më 14 dhjetor.

KILI NË BALOTAZH/ Përballja mes José Antonio Kast dhe Jeannette

Zgjedhjet presidenciale në Kili shkojnë në balotazh më 14 dhjetor, pasi raundi i parë nuk nxori asnjë fitues.

Përballja do të jetë mes José Antonio Kast, kandidatit të ekstremit të djathtë, dhe Jara-s, kandidates së Partisë Komuniste.

José Antonio Kast, një avokat konservator dhe ish-kongresmen, kandidon për herë të tretë për president. Ai u rendit i pari në raundin e parë dhe pritet të marrë mbështetjen e pjesës më të madhe të kandidatëve të tjerë të djathtë, përfshirë Evelyn Matthei dhe Johannes Kaiser.

Kast ka një platformë shumë të ashpër ndaj imigracionit, duke propozuar një “mur kufitar” dhe deportime masive, qasje e ngjashme me atë të Donald Trump.

Ai kundërshton abortin edhe në rast përdhunimi dhe kërkon uljen e rolit të shtetit.

Jara, ish-ministre në qeverinë e presidentit Gabriel Boric, paraqet një program që përfshin rritjen e prodhimit të litiumit, rritjen e pagës minimale, ndërtimin e burgjeve të reja dhe vendosjen e ushtrisë për mbrojtjen e kufijve. Ajo theksoi nevojën për të mbrojtur demokracinë e vendit, e cila sipas saj është “në rrezik”.

Krimi dhe imigracioni janë dy temat dominuese të fushatës. Kili ka përjetuar rritje të krimit të organizuar dhe të rrëmbimeve, ndërsa numri i emigrantëve është rritur ndjeshëm, mbi 1.9 milion të huaj jetojnë në vend, nga të cilët rreth 330,000 pa dokumente.

Kast i atribuon rritjen e kriminalitetit imigracionit, ndonëse studimet tregojnë se migrantët kryejnë mesatarisht më pak krime sesa vendasit.

Të dy kandidatët fokusohen tek lufta ndaj bandave si Tren de Aragua, të origjinës venezueliane, që konsiderohen një kërcënim i madh për sigurinë publike.

Këto zgjedhje janë të parat me regjistrim automatic të qytetarëve dhe votim të detyrueshëm.

Balotazhi i dhjetorit do të përcaktojë nëse Kili do të zhvendoset ndjeshëm djathtas me Kast, apo do të mbajë kursin e majtë me Jara-n.

EMISIONET