Amazona nën kërcënimin e shpyllëzimit! Shkak, kërkesa e fermerëve dhe politikanëve për shfuqizimin e një memorandumi mbrojtës

Fermerë e politikanë, po përpiqen të shfuqizojnë memorandumin që mbron kultivimin dhe tregitmin e sojës në Amazonë. Për ekspertët kjo do të sillte një valë të re shpyllëzimi duke dëmtuar pyllin më të madh në botë, gjë e cila sipas tyre do të ndikonte deri në ndryshimin e klimës globale.

Amazona nën kërcënimin e shpyllëzimit! Shkak, kërkesa e

Amazona, pylli më i madh tropikal në botë, po përballet me një kërcënim të ri.

Një marrëveshje që ka ndaluar kultivimin dhe tregtimin e sojës prej vitit 2008 mund të shfuqizohet pas kërkesës së disa grupeve të fuqishme bujqësore në Brazil.

Kjo marrëveshje, e njohur si Moratoriumi i Sojës, ka qenë një nga masat më të suksesshme për të frenuar shpyllëzimin e Amazonës.

Ajo ka ndihmuar që prerjet e pyjeve të bien me ritme rekord, sidomos gjatë mandatit të parë të presidentit Lula.

Por tani, organizata e fermerëve dhe disa politikanë në Brazil po e kundërshtojnë, duke pretenduar se kufizon konkurrencën dhe frenon zhvillimin ekonomik.

Organizatat mjedisore paralajmërojnë se çdo prishje e moratoriumit do të hapte rrugën për një valë të re shpyllëzimi masiv  në disa zona të mëdha sa sipërfaqja e Portugalisë.

Edhe vetë qeveria braziliane është e ndarë, ministria e Drejtësisë ka sinjalizuar shqetësime për konkurrencën, ndërsa Ministria e Mjedisit kërkon ta mbrojë marrëveshjen.

Shkencëtarët thonë se pylli po i afrohet një pike kritike, ku humbja e pemëve dhe thatësira mund të sjellin pasoja katastrofike për klimën globale.

Presioni po rritet edhe më shumë me planin për hapjen e një hekurudhe të re që do t’i lidhë zonat bujqësore me Amazonën, duke ulur kostot e transportit të sojës dhe produkteve të tjera.

Në një kohë kur në Brazil po mbahet samiti klimatik COP30, vendimi për të ardhmen e moratoriumit po shihet si test i vërtetë i angazhimit të vendit për mbrojtjen e të ashtëquajturës mushkëritë e globit.

EMISIONET