Kërkimet nuk i ndal as nata, nën dëborë 24 mijë vullnetarë gërmojnë rrënojat për të mbijetuar

Nata dhe dëbora nuk i kanë ndalur kërkimet nën gërmadhat e pallateve të shembura nga tërmeti në Turqi dhe në Siri. 24 mijë vullnetarë të mbërritur nga mbarë bota e me mjete të rënda, kanë vijuar me përpjekjet për të shpëtuar jetë, edhe pse numri i viktimave është tragjikisht i lartë.

Kërkimet nuk i ndal as nata, nën dëborë 24 mijë

Më shumë se 24 mijë persona janë angazhuar në kërkim shpëtimin në Turqi dhe në Siri.

Ankaraja zyrtare ka vendosur 12 ditë zie, ndërsa edhe gjatë natës nuk është ndalur kërkimi nën gërmadhat e pallateve edhe pse moti nuk i ka favorizuar me temperatura të ulëta e dëborë.

Edhe avionët e vendeve mike kanë zbarkuar në Turqi gjatë natës. OKB, BE, NATO dhe qeveritë e SHBA, Britanisë, Kinës, Rusisë, Indisë, Japonisë, Irakut, Iranit, Australisë, Zelandës së Re, Greqisë, Pakistanit e të tjërë kanë dërguar trupa, ushqime, mjekë, infermierë, zjarrëfikës ashtu edhe çadra strehimi, medikamente e veshje.

Zhurmat e makinerive pushuan disa herë gjatë natës, teksa ndriçimi me prozhektorë të mëdhenj thyheshin nga brohoritjet kur gjendej dikush i gjallë apo dhe trupa të pajetë.

Katastrofës i shtohen edhe të pastrehët në të dy anët e kufirit. Në zonat e prekura nga lëkundjet banojnë dhe rreth 1.7 milionë azilantë të pastrehë që u larguan nga Siria por që në momentin e dridhjes prej 7.8 ball menduan se jeta e tyre mbaroi.

Numri i të vdekurve shkon në më shumë se 5 mijë deri mëngjesin e së martës, por rreth 20 mijë të tjerë janë lënduar. Madje parashikohet që tragjedia të shënojë edhë më shumë viktima edhe pse përpjekjet për të shpëtuar jetë nuk ndalin në asnjë moment.

EMISIONET