Këngëtari i NCT-së dënohet me tre vjet e gjysmë burg për pë*dhunim

Këngëtari i NCT-së dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Këngëtari i Koresë së Jugut, Taeil, një ish-anëtar i grupit NCT, të muzikës K-pop, është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim, shkruan BBC.

Taeil, 31 vjeç, dhe dy bashkëpunëtorë të tij, të identifikuar në raportet e Koresë së Jugut si Lee dhe Hong, pranuan në qershor se kishin sulmuar viktimën e tyre, një turiste kineze.

Një gjyqtar i distriktit të Seulit e përshkroi krimin si “jashtëzakonisht serioz”, por u dha atyre vetëm gjysmën e dënimit prej shtatë vitesh të kërkuar nga prokuroria, duke vënë në dukje se këta ishin shkelës të ligjit për herë të parë.

Gjykata gjithashtu urdhëroi tre djemtë të përfundonin 40 orë të një programi trajtimi të hartuar për autorët e sulmeve seksuale.

Gjykata mësoi se ata e kishin takuar viktimën e tyre në një bar në lagjen ”Itaewon” të Seulit. ”Viktima ishte dehur pasi kishte pirë me ta. Të tre më pas morën një taksi për në shtëpinë e Lee, ku ndodhi sulmi”, sipas gjykatës.

Ligji i Koresë së Jugut e përshkruan këtë lloj specifik përdhunimi si “të rënduar” sepse ishte një sulm në grup, dhe si “pothuajse përdhunim” sepse viktima ishte pa ndjenja.

Taeil, emri i vërtetë i të cilit është Moon Tae-il, u largua nga NCT në gusht të vitit të kaluar kur dolën në pah akuzat e para, megjithëse detajet e sakta të krimit nuk ishin ende të njohura për publikun.

I prezantuar si një grup K-pop në janar 2016, NCT është i njohur për muzikën e tij eksperimentale që përfshin zhanre të ndryshme dhe ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare me disa këngë që janë renditur në top listat e Billboard.

EMISIONET