Katastrofa natyrore, Turqia në zi kombëtare deri në 12 shkurt. Më shumë se 3000 viktima nga tërmeti
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, shpall zi kombëtare deri në 12 shkurt.
Një tërmet i madh vrau më shumë se 3000 njerëz në një zonë të Turqisë dhe Sirisë veriperëndimore të hënën, me motin e ftohtë të dimrit që vështirëson gjendjen e rëndë të mijëra të lënduarve ose të pastrehëve dhe duke penguar përpjekjet për të gjetur të mbijetuar.
Tërmeti me magnitudë 7.8 rrëzoi blloqe të tëra apartamentesh në qytetet turke dhe u shkaktoi një tjetër fatkeqësi për miliona sirianëve të zhvendosur gjatë viteve të luftës.
Lëkundjet më të rënda që goditën Turqinë këtë shekull erdhën para lindjes së diellit në mot të ashpër dhe u pasua në orët e para të pasdites nga një tjetër tërmet i madh me magnitudë 7.7.
"Ishte si apokalipsi," tha Abdul Salam al-Mahmoud, një sirian në qytetin verior të Atareb.
"Është shumë ftohtë dhe ka shi të dendur dhe njerëzit kanë nevojë për ndihmë."
Tërmeti i dytë ishte mjaft i madh për të rrëzuar më shumë ndërtesa dhe, si i pari, u ndje në të gjithë rajonin, duke rrezikuar shpëtimtarët që përpiqeshin të nxjerrin viktima nga rrënojat .