"Katargate", eurodeputeti Andrea Cozzolino u arrestua në Napoli

"Katargate", eurodeputeti Andrea Cozzolino u arrestua në Napoli

Eurodeputeti italian i qendrës së majtë Andrea Cozzolino u arrestua menjëherë pasi doli nga një klinikë private në Napoli, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Arrestimi i tij u krye nga Policia Ekonomike e Italisë, pas urdhrit europian të lëshuar ndaj tij nga drejtësia belge.

Eurodeputeti italian, të cilit i është hequr imuniteti një javë më parë, kishte shkuar në një klinikë private për t'iu nënshtruar një sërë analizash.

Edhe eurodeputeti belg Marc Tarabella është në paraburgim në lidhje me skandalin e Katargate. Këtë e bëri të ditur zyra e prokurorit federal.

Gjyqtari hetues do të vendosë nëse do ta shndërrojë paraburgimin në arrest. 

Tarabella, i cili gjithmonë ka thënë se ishte i jashtëm për faktet e diskutueshme, tashmë ishte përjashtuar nga grupi S&D në Parlamentin Evropian. 

Më 2 shkurt, u votua për heqjen e imunitetit të tij parlamentar. 

katargate

EMISIONET