Kanadaja do të ofrojë mbështetje ushtarake shtesë për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2023, 22:56

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar se Kanadaja do të ofrojë mbështetje ushtarake shtesë për Ukrainën .
Të premten, Trudeau tha se Kanadaja do të sigurojë katër tanke të tjera kryesore të betejës Leopard 2, raporton CTV News.
Tanket shtesë do të rrisin numrin e përgjithshëm të tankeve të ofruara nga Kanada në tetë.
Kanadaja do të sigurojë gjithashtu një automjet rikuperimi të blinduar, si dhe mbi 5000 fishekë municionesh.

