“Je i fundit që mund të na japësh leksione” / Netanyahu s*lmon ashpër Erdoganin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar akuza të forta ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, duke e cilësuar atë si personin e fundit që mund t’i japë mësime morale Izraelit.
Në një deklaratë publike, Netanyahu akuzoi Erdoganin për shtypje të kundërshtarëve politikë, shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbështetje të lëvizjes palestineze Hamas.
Kreu i qeverisë izraelite theksoi se Izraeli do të vijojë veprimet kundër Iran dhe aleatëve të tij në rajon, të cilët sipas tij përbëjnë kërcënim për sigurinë e Lindjes së Mesme.
Deklaratat vijnë në një klimë tensionesh të larta mes Izraelit dhe Turqisë, ndërsa përplasjet verbale mes dy liderëve janë intensifikuar për shkak të zhvillimeve në Gaza dhe çështjeve të tjera rajonale.

