Italia, në zi kombëtare/ Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri Silvio Berlusconi

Katër herë kryeministri, themeluesi i Fininvest dhe Mediaset, ish-presidenti i Milanos dhe krijuesi i Forza Italia u nda nga jeta dy ditë më parë pas përkeqësimit të papritur të gjendjes së tij shëndetësore që e kishte detyruar të shtrohej sërish në spitalin San Raffarele.

Në ceremoninë e varrimit që do të mbahet në Katedralen e Milanos së tij pritet të jenë të pranishëm edhe shumë liderë të botës. E mërkura është shpallur zi kombëtare në Itali dhe në të gjitha institucionet shtetërore, ambasadat dhe konsullatat flamuri do të jetë në gjysmështizë.

Homazhet

Italia, në zi kombëtare/ Përcillet për në banesën

Për momentin konfirmohet se të pranishëm në ceremoninë e varrimit të Silvio Berlusconit do të jenë Kryeministri hungarez Victor Orban, Kryeministri irakian Abdul Latif Rashid, Emiri i Katarit Hamad Bin Tamim al Thami, kreu i PPE-së Manfred Weber, ish-Kryeministrat italianë Mario Draghi, Matteo Renzi, Paolo Gentiloni sot Komisioner i Lartë i BE për Ekonominë dhe përfaqësues i KE në këtë ceremoni, Presidenti italian Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni si dhe 32 anëtarët e qeverisë së saj.

Do të jetë e pranishme po ashtu, liderja e PD-së, forcës kryesore opozitare, Elly Schlein, e ka deklaruar se nuk di të marrë pjesë ish-Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes “5 Yjet” Giuseppe Conte.

Ceremonia e varrimit

Italia, në zi kombëtare/ Përcillet për në banesën

Ceremonia e varrimit të liderit të “Forza Italia”-s Silvio Berlusconit do të jetë ceremoni shtetërore, e cila do të mbahet në katedralen e Milanos, ku pritet të jenë të pranishëm mbi 2300 persona, si dhe mijëra të tjerë pritet të mbushin sheshin jashtë saj, ku sipas raportimeve të para përllogaritet të jenë mbi 20 mijë njerëz.

Po ashtu, në shesh janë pozicionuar mega ekrane të cilat do të shfaqin të gjithë ceremoninë e homazheve dhe varrimit. Mesha e varrimit do të mbahet nga Arqipeshkopi i Milanos Imzot Delphini.

Trupi i pajetë i ish-kryeministrit Berlusconi do të prehet në mauzelumin e familjes, i ndërtuar nga “Kavalieri” që në vitin 1990, në vilën San Martino në Arcore.

“Forca Italia” në udhëkryq

Italia, në zi kombëtare/ Përcillet për në banesën

Vdekja e Berlusconit pritet të shkaktojë tronditje në partinë e tij “Forza Italia”, me analistët që besojnë se kjo mund të sigurojë një shans për kryeministren Giorgia Meloni për të forcuar udhëheqjen e saj. Fati i partisë që ‘kavalieri’ e krijoi në vitin 1994 kur u fut në politikë është në pikëpyetje.

Vajza e tij më e madhe, Marina, e cila ka kryesuar kompaninë e Berlusconit Fininvest që nga viti 2005 dhe është 56 vjeç, mund të jetë gjithashtu liderja e cila do të marrë frenat e partisë.

Nga ana tjetër një pasuri që llogaritet rreth 4 miliardë eurosh do të ndahet mes 5 fëmijëve të tij.

Lajmi në përditësim...

alba kepi silvio berlusconi

EMISIONET